Fetusi është pasardhësi i palindur i një gjitari i cili zhvillohet nga një embrion.[1] Pas zhvillimit embrional zhvillohet faza fetale e zhvillimit. Në zhvillimin e shtatzënisë njerëzore, zhvillimi i fetusit fillon nga java e nëntë pas fekondimit dhe vazhdon deri në lindje. Para javës së nëntë ai quhet embrion.[2] Zhvillimi i shtatzanisë (zhvillimi paranatal) është një vazhdimësi, pa një tipar të qartë me të cilin mund të dallohet një embrion nga një fetus. Megjithatë, një fetus karakterizohet nga prania e të gjitha organeve të mëdha të trupit, edhe pse ato ende nuk janë funksionale dhe të zhvilluara plotësisht e disa të tjera ende nuk janë të vendosura në vendndodhjen e tyre përfundimtare anatomike. [3][4] [5] [6] [7]
((cite web))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite web))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite journal))
: Burimi journal ka nevojë për |journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)