Haxherja (Arabisht: هاجر) ishte gruaja e profetit Ibrahim dhe nëna e Ismailit (Ishmael). Sipas besimit Islam, Haxherja ishte e bija e mbretit të Egjiptit.
Ibrahimi nuk kishte fëmijë. Ai ishte profet i Zotit. Mbreti i Egjiptit i'a dha vajzën e tij Haxherën për grua. Haxherja lindi një djalë dhe e emëruan Ismail. Pasi Haxherja e lindi Ismailin, Sara filloi të bëhej xheloze, kështu ajo e luti Ibrahimin që t'i largoj ata prej saj. Allahu i tha Ibrahimit që ta marrë Haxherën dhe Ismailin dhe t'i dërgojë ata në Meke. Ibrahimi i dërgoji ata në një vend ku nuk kishte ujë dhe pastaj u kthye në Canaan. Haxherja e pyeti Ibrahimin: "Për kë je duke na lënë në këtë vend të braktisur?" Por Ibrahimi nuk i'u përgjigj dhe ajo e pyeti: "A për hirë të Allahut je duke e bërë këtë?" Ibrahimi i'u përgjigj: "Po". Ajo tha: "Atëhere Allahu nuk do të na humb". Pastaj Ibrahimi u kthye drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe u lut me fjalët:
'Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta. (Ibrahim 14:37][1]
Për shkak mungesës së ujit në shkretëtirë, Haxherja vraponte mes Safës dhe Maruës për të kërkuar ujë për birin e saj. Pasi vrapo shtatë herë, një engjëll[2] u shfaq para saj. Ai i ndihmoi asaj dhe i tha se Zoti i'a ndëgjoi të qajturën e Ismailit dhe do t'i furnizojë me ujë. Në atë pikë, Zoti bëri që një burim të dilte nga toka, ku qëndronte thembra e Ismailit dhe më pas Meka u bë i njohur për përsosmërinë dhe bollëkun e ujit. Pusi u emërua më pas Zemzem, dhe u bë një burim i shenjtë i ujit.
Sipas burimeve islame, thuhet se Ibrahimi do të shkonte mes Palestinës dhe Mekës dhe më vonë Ibrahimi dhe djali i ti Ismaili ndërtuan Qabenë në Mekë. "Pastaj Ibrahimi qëndroi në Palestinë për disa kohë, pastaj u kthye në Mekë për një arsye të rëndësishëm. Allahu e urdhëroi atë që ta ndërtoj në Mekë shtëpinë e parë ku do të adhurohet Allahu. Kështu që Ibrahimi ndërmori këtë detyrë të ndërtimit dhe djali i tij Ismaili i ngriti gurët. Kur muret u rritën, Ibrahimi qëndroi mbi një shkëmb, dhe kjo është Stacioni i Ibrahimit (Maqaam Ibraaheem) që gjendet në afërsi të Qabesë. Allahu thotë në Kuran:
Kur Ibrahimi e ndërtoi Qabenë, Allahu e urdhëroi që t'i thirrë njerëzit që ta bëjnë Haxhin, siq thotë në Kuran: