Diamanti dhe grafiti, dy alotrope të Karbonit.

Karboni është një element kimik i tabelës periodike që ka simbolin kimik C dhe numër atomik 6, është shumë aktiv. Poashtu është një jometal katërvalent. Atomi i karbonit është në gjendje të lirë ose si pjesë përbërëse e komponimeve të tij karbonateve. Mund të shfaqet në tri forma hibridizimi si: sp³,sp² dhe sp.

Me anë të tyre karboni mund të lidhet respektivisht me 4, 3 dhe 2 atome ku këndet janë afërsisht 109°, 120° dhe 180°. Sipas simetrisë të funksioneve molekulare komplekse të çifteve atomike që marrin pjesë në lidhje, mund të formohen lidhje njëfishe, dyfishe dhe trefishe. Karboni ka tre forma alotropike dhe një forme ekzotike :

Karboni sp (formë ekzotike e cila për mometin merret vetëm në laborator nëpermjet disa teknikave të sofistikuara fizike me breza molekulare supersonike).

Karboni gjendet ne te gjithë botën organike dhe është baza e kimisë organike. Ky jometal mund te lidhet me veten dhe me shumë elemente të tjerë (formon mbi 10 milion përberje). Kur lidhet me oksigjenin formon dioksidin e karbonit i cili është jetesor per rritjen e bimëve. Me hidrogjenin formon hidrokarburet të cilat janë të domosdoshme për industrinë. Me oksigjenin dhe hidrogjenin formon disa përberje mes të cilave acidet yndyror thelbesore për jetën dhe esteret te cilat i japin shije shume frutave.

Karakteristikat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karboni është një element i studiuar për shumë arsye. Format e tij te ndryshme përfshijnë një ndër më të butat (grafitin) dhe një ndër më të fortat (diamantin). Gjithashtu ka shumë afrimite për lidhjet kimike me të tjerë atome të lehtë, mes te cilëve vetvetja, dhe permasat e tij të vogla e bëjne të aftë të formojë lidhje shumefishe

Përdorimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karboni është një përbërës jetësor i të gjitha sistemeve të gjalla të njohura dhe pa të jeta që ne njohim nuk do të ekzistonte. Përdorimi kryesor komercial i karbonit është në formë hidrokarburesh, kryesisht lëndë djegëse, gas metan dhe naftë. Nafta përdoret nga industria për të prodhuar mes të tjerash dhe benzinën nëpër rafineri nëpermjet një procesi distilues. Nafta është burim gjithashtu i materialit bazë per shume substanca sintetike me emrin plastikë.
Përdorime te tjera :

Histori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karboni (nga latinishtja "carbo") u zbulua në parahistori dhe u njoh nga popullsitë antike që e prodhonin duke djegur materiale organike me pak oksigjen. Diamantët për shumë kohë janë konsideruar të rrallë e të mahnitshem. Ndërsa alotropi i fundit, fulereni, u zbulua si nënprodukt i eksperimenteve me rreze molekulare ne vitet '80.

Alotropia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katër alotropet e karbonit jane : karboni ammorf, diamanti, grafiti dhe fulereni.

Për shkak te çlokalizimit të rese PI, grafiti e percjell elektricitetin. Materiali është i bute dhe fletat të cilat ndahen shpesh nga atome të tjera, qëndrojnë së bashku falë forcave të Van der Valsit dhe mund të rrëshqasin lehtësisht mbi njëra tjetrën.

Disponibiliteti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë pothuajse 10 milion përberje te njohura karboni, dhe mijëra prej tyre janë thelbësore në proceset jetësore dhe të rëndësishme për reaksionet organike. Karboni gjendet me bollëk tek Dielli, yjet, kometat dhe në atmosferën e pjesës më të madhe të planeteve. Disa meteorite përmbajnë diamante mikroskopike që u formuan kur sistemi diellor ishte ende një disk protoplanetar. I kombinuar me elemente të tjera, karboni gjendet në atmosferën tokësore dhe në gjithë botën ujore. Bashkuar me disa sasi të vogla kalciumi, magnezi dhe hekuri, është një nga përbërësit kryesorë të karboantit, shkëmbinëjve dhe mermerit. I kombinuar me hidrogjenin formon naftë, gaz natyror dhe hidrokarbure te tjera.
Grafiti ndodhet ne sasi te medha ne SHBA, Rusi, Meksike, Grenlandë dhe Indi. Pjesa më e madhe e diamanteve ndodhet ne Afrikë sidomos ne Afrikën e Jugut, Namibi, Botsvana, Republiken e Kongos dhe Sierra Leone. Por gjithashtu sasi të mëdha diamantesh ndodhen edhe ne Kanada, Rusi dhe Australi.

Përberjet inorganike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oksisdi kryesor i karbonit është dioksidi i karbonit, CO2. Ai është një përbërës i paktë i atmosferës tokësore i cili përdoret dhe prodhohet nga krijesat e gjalla. Në ujë formon gjurmë acidi karbonik H2CO3, por si shumë përbërje me shume atome oksigjeni te lidhur me një karbon te vetem, është i paqëndryeshëm. Okside të tjera janë monoksidi i karbonit CO dhe ai më pak i zakonshem C3O2. Monoksidi formohet nga një djegje e pjesshme dhe është një gaz pa erë e pa ngjyrë. Çdo molekulë përmban një lidhje dyfishe dhe shfaqet e polarizuar dhe tenton të lidhet me molekulën hemoglobines, gjë që e bën këtë gaz helmues. Cianuri, CN-, ka strukturë dhe sjellje të ngjajshme me halogjenuret.

Përberjet organike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Quhen "organike" ato përberje të karbonit ku ky ka numer oksidimi me te vogel se +4. Një veçori e karbonit eshte aftësia për të formuar zinxhire atomike me gjatësi të ndryshme, edhe ciklike. Këto zinxhire janë baza e hodrokarbureve dhe përberjeve organike.

Cikli i karbonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është procesi i vazhdueshem i kombinimit dhe çlirimit të karbonit dhe oksigjenit të qenieve të gjalla që magazinon dhe çliron nxehtësi dhe energji. Cikli i karbonit ndodh kryesisht në katër rezerva: e para është biosfera, e dyta hidrosfera, e treta litosfera dhe e fundit atmosfera.

Izotopet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne 1961 IUPAC-u përshtati izotopin karbon-12 si bazë për matjen e peshës atomike. Karboni-14 është një radioizotop që përdoret për datimin e drurit dhe vendeve arkeologjike.

Dëmet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përberjet e karbonit kanë edhe veprime toksike. Monoksidi i karbonit i cili gjendet në gazrat që shkarkojnë motorrat me diegje, cianuri i cili ndonjëherë ndot minierat, janë shumë të dëmshëm për gjitarët.

komponimet e karbonit jane : monksidi i karbonit CO, dioksidi i karbonit CO2.

Shih dhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.