Unioni Nacional Shqiptar Nacionalna Albanska Unija | |
---|---|
Shkurtesa | UNSH |
Kryetar | Ferhat Dinosha |
Themeluar | 7 korrik 2020 |
Paraprirë nga | Unioni Demokratik i Shqiptarëve |
Selia | Tuz |
Kuvendi | 0 / 81
|
Kuvendet komunale | 2 / 853
|
Unioni Nacional Shqiptar, i njohur fillimish si Unioni i Tuzit, është parti politike nacionale shqiptare e formuar më 7 korrik 2020 në Tuz, Mali i Zi.[1] Është formuar nga një pjesë e degës së Malësisë së Unionit Demokratik të Shqiptarëve.[2]
Kryetari i Unionit të Tuzit ishte Fadil Kajoshaj, aktualisht kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit.[3] Më 12 tetor 2022, partia u riorganizua në Unionin Nacional Shqiptar,[4] kryetar i së cilit u zgjodh Ferhat Dinosha.[5]