Stampa:Kutia Shkrimtar Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.

Jeta

Tufa u lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.

Agron Tufa ka dhënë mesim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lendët Letersi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit[1]; pedagog titullar i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë; pedagog me kohë të plotë në Kolegjin Universitar “Bedër”.[2]

Studimet

Tufa ka filluar studimet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës, në vitin 1991. Ai bënte pjesë në grupimin dhe shoqatën e poetëve të rinj avanguardistë ("E-PËR-7-SHME").[3] Gjatë kohës së studimeve ka punuar gazetar kolumnist dhe gazetar kulture në "Zëri i Rinisë". I ndërpreu studimet në vitin e katërt me daljen e të drejtës së studimit në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (Литературный институт им. А. М. Горького) në Rusi. I finalizoi studimet (1994-1999) me diplomimin në studimin e krijimtarisë së poetit disident, nobelistit rus Josif Brodskij. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Kulturave Europiane (IEK) në vitin 2001. Gjatë periudhës 1996-2001 ka qenë lektor i gjuhës, folklorit e letërsisë shqipe në Institutin Shtetëror Moskovit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO).[4]

Nga viti 2011-2019 ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).

Publicistika

Ai ka kontribuar në një masë të konsiderueshme edhe në publicistikën shqiptare

Përkthimet

Agron Tufa ka përkthyer disa autorë rusë, mes të cilëve Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov, dhe Vladimir Sorokin.[5]

Veprat Letrare

Kronologji e botimeve

Referime

  1. ^ "Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit".
  2. ^ "ISSK".
  3. ^ "Gazeta Mapo" (në anglisht).
  4. ^ "Linkedin" (në anglisht).[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Agron Tufa Website".
  6. ^ "Bukanisti".
  7. ^ "Librat.al".
  8. ^ "Omprom" (në anglisht).
  9. ^ "Bukanisti".