Dr. Edi Shukriu
Fotoporteti
Emri Edi
Mbiemri Shukriu
Lindur më 22 tetor 1950
Lindur në Prizren
Vdiq më 17 janar 2023
Vdiq në Prishtinë
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare
Profesioni shkrimtare, arkeologe

Edi Shukriu (1950 - 2023)[1] është një shkrimtare, arkeologe dhe historiane e shquar nga Prizreni.

Biografia

Edi Shukriu u lind në Prizren22 tetor 1950 nga prindërit Margarita (Gita) Mjeda-Shukriu dhe Muhamed Shukriu. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe. Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK, 2009-2012).

Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-) dhe nënkryetare e saj (2009-), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Ishte shkencëtare vizituese në Universitetin e Harvardit. Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.

Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004). Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004 - 2013). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demonstratave të shumta të grave kundër regjimit serb.

Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve.

- Çmimi letrar “Beqir Musliu”, Ars Clubi “Beqir Musliu” (2019).

- Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanica”, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (2017).

- Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën poetike "Nënqielli' (1990).

- Çmimi “Gani Bobi” për librin shkencor "Dardania protourbane", Dukagjini, Pejë (1996).

Veprat

Vepra profesionale

Libra poetikë

Drama / Romane

Dokumentarë:

Bashkautore

KE/CoE Preliminary Technical Assessments (PTA) & Visibility Studies

Artikuj shkencorë

Referime

  1. ^ https://kallxo.com/kulture/vdes-arkeologia-edi-shukriu/