Një orë e diskutimit mësimor në Shimer College, një kolegj demokratik në Çikago

Edukimi demokratik është një ideal arsimor në të cilin demokracia është njëkohësisht një qëllim dhe një mënyrë e mësimdhënies. Ai përveq që sjell vlera demokratike në arsim gjithashtu mund të përfshijë edhe teoritë e vetëvendosjes brenda një bashkësie të barabartë, ashtu si edhe vlera të tilla si drejtësia, respekti dhe besimi. Ndërsa llojet e arsimit demokratik janë po aq të shumta sa edhe llojet e demokracisë, një përkufizim më i përgjithshëm i arsimit demokratik është "një arsim që demokratizon vetë të mësuarit". [1] Qëllimet e arsimit demokratik ndryshojnë në varësi të pjesëmarrësve, vendndodhjes dhe qasjes në burime. [2]

Historia e arsimit demokratik zë fill të paktën që nga shekulli XV dhe megjithëse është i lidhur me një numër personalitetesh, duhet theksuar se nuk ka pasur asnjë figurë qendrore, institucion ose komb që ta mbështeste në mënyrë ekskluzive edukimin demokratik. [3]

Edukimi demokratik shpesh është posaçërisht emancipues, me zërat e nxënësve dhe studentëve që janë të barabartë me ato të mësuesve. [4] [5] [6] Ndonëse ende nuk ka një disiplinë të unifikuar që përfshin fusha dhe aspekte të ndryshme mbi edukimin dhe arsimin demokratik, aktualisht ekzistojnë shumë teori të arsimit dhe edukimit demokratik të cilat i qasen atij nga këndvështrime të ndryshme. [7] [8] [9] [10] [11]

Shiko gjithashtu

Referime

  1. ^ Gould, E. (2003) The University in a Corporate Culture. Yale University Press. p 224.
  2. ^ Williams-Boyd, P. (2003) Middle Grades Education: A Reference Handbook. ABC-CLIO. p 296.
  3. ^ Provenzo, E.F. Jr. (ed) (2008) Encyclopedia of the Social and Cultural Foundations of Education. Thousand Oaks, CA: Sage. p 238.
  4. ^ Waghid, Yusef (2014). Pedagogy Out of Bounds: Untamed Variations of Democratic Education. fq. 33. ISBN 978-9462096165. ((cite book)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Locke, John (1692) Some Thoughts Concerning Education, para 73.1.
  6. ^ Rousseau, Jean-Jacques (1904), Emile ou l’éducation, Garnier Frères, Paris, page 197: “. . si nous trouvons que ce travail n’est bon à rien, nous ne le reprendrons plus.”
  7. ^ Rousseau 1904, page 22 “Il ne doit pas donner des préceptes, il doit les faire trouver.”
  8. ^ Rousseau 1904, page 173: “Qu’il n’apprenne pas la science, qu’il l’invente”
  9. ^ Rousseau 1904, page 121: “Substituer des livres à tout cela, ce n’est pas nous apprendre a nous servir de la raison d’autrui; c’est nous apprendre à beaucoup croire, et à ne jamais rien savoir
  10. ^ Tolstoy, Leo, in "The School at Yasnaya Polyana" in Tolstoy on Education, translated by Leo Wiener (1967), University of Chicago Press, page 233
  11. ^ Ernest J Simmons (1968). "3. Writings On Education". Introduction To Tolstoy's Writings (në anglisht). Marrë më 2015-01-04.

Literatura