Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. Relevant discussion may be found on the talk page. Ju lutem ndihmoni në përmirësimin e këtij artikulli duke shtuar burime duke e bërë artikullin të besueshëm. Materialet e pacituara mund të nominohen dhe më pas të fshihen. (Learn how and when to remove this template message)

Qerim Haxhiu (Lushnje, 7 shkurt 1920 - Kairo, 1 Janar 2003) ka qenë futbollist, poet dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Biografia

U lind në Lushnje më 7 shkurt 1920, i biri i Bajram Haxhiu dhe i vëllai i Abdurrahman Roza Haxhiut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesme e kreu në Medresenë e Tiranës, ku u diplomua më 1 korrik 1938.

Qerimi në vitet '30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjes’ i qytetit. Më 1939 Qerimi vazhdoi studimet e larta në universitetin “Al-Azhar” në Kairo por krahas studimeve, fëmijëve shqiptarë të Kairos u mësonte shqipen. Gjashtë muaj pas ikjes së tij, Shqipëria u pushtua nga Italia, që i pamundësoi Qerimit kthimin në atdhe deri pas njëzetenëntë viteve.

Në 9 korrik 1941 shkroi poezinë “Teqeja Magauri” kushtuar teqesë bektashiane shqiptare në Kairo të Egjiptit. Vite më pas i dërgoi organizatës panshqiptare Vatra një material për shqiptarët e Egjiptit.[1]

Referime

  1. ^ "Qerim Haxhiu". ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]