Vrindavan, Vrundavan, Brindaban, Braxh
वृंदावन
Qytet
noform
noform
Tempulli Govinda Dev në Vrindavan.
Nofkat: 
Braxh Bumi
Popullsia
 • Gjithsej63 005[1]
(({postal_code_type))}
281121

Vrindavani (About this soundshqiptimi ) është një qytet në Distriktin e Mathurës në Uttar PradeshIndisë. Është vendi ku, sipas Hinduizmit, kaloi fëmijërinë e tij Krishna. Qyteti është rreth 11 km nga Mathura, vendlindja e Krishnës, në autostradën Agra-Delhi (Autostrada Kombëtare 2).[2] Qyteza bujt shumë tempuj kushtuar adhurimit të Radhas dhe Krishnës si dhe konsiderohet i shenjtë për sektin e Vaishnavizmit.[3]

Etimologjia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i lashtë sanskrit i qytetit, Vṛndāvana, rrjedh nga korijet e vṛndās tulsi (tulsi, borzilok i shenjtë) Ocimum tenuiflorum me vana që do të thotë zabel ose pyll.[4] Dy korije të vogla ekzistojnë akoma në Nidhivan dhe Seva Kunxh.

Historia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ghati Kesi në lumin Jamuna

Vrindavani ka një të kaluar të lashtë, të lidhur me historinë hindu, duke qenë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi hindu. Një nga tempujt e tij më të vjetër që ka mbijetuar është Tempulli Govinda Dev, i ndërtuar në vitin 1590, me qytezën të themeluar më herët në të njëjtin shekull.[5][6] Esenca e Vrindavanit kishte humbur përgjatë kohës deri në shekullin e XVI, ku u rizbulua nga Chaitanya Mahaprabhu. Në vitin 1515, Chaitanya Mahaprabhu vizitoi Vrindavanin, me synimin e gjetjes së vendndodhjes së vendeve të shenjta të lidhura me argëtimet transhendente të Krishnës. Chaitanya u end përmes pyjeve të ndryshme të shenjta të Vrindavanit në një trans shpirtëror të dashurisë hyjnore. Besohet se me fuqinë e tij shpirtërore hyjnore, ai qe i aftë të zbulonte vendndodhjen e të gjitha vendeve të rëndësishme të argëtimit të Krishnës brenda dhe përreth Vrindavanit.[7] Mira Bai iku nga mbretëria e Mewarit dhe shkoi në pelegrinazh. Në 14 vjetët e saj të fundit, Mira jetoi në një tempull të quajtur Prachin Mirabai në Vrindavan. Mira Bai është poetja më e famshme shpirtërore hindu, kompozimet e të cilës janë akoma popullore në Indinë Veriore.

Në 250 vitet e fundit, pyjet e gjera të Vrindavanit kanë qenë subjekt i urbanizimit, në fillim nga raxhatë vendorë, ndërsa në dhjetëvjeçarët e fundit nga ndërtuesit e apartamenteve. Mbulime me pyje është pakësuar deri në vetëm pak zona të mbetura dhe jeta e egër vendore, duke përfshirë pallojtë, lopët, mamunët dhe një larmi specie shpendësh virtualisht kanë qenë zhdukur. Pak pallojë kanë mbetur në qytet por majmunët dhe lopët mund të shihen pothuajse kudo.

Gjeografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrindavani është i vendosur në koordinatat 27°34′48″N 77°42′0″E / 27.58000°N 77.70000°E / 27.58000; 77.70000.[8] Ai ka një lartësi mesatare prej 170 metrash (557 këmbë).

Demografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas censusit indian të vitit 2001,[9] Vrindavani kishte një popullsi prej 56 618 banorësh. Meshkujt përbënin 56% të popullsisë, ndërsa femrat 44%. Vrindavani ka një nivel mesatar alfabetizmi prej 65%, më të ulët se sa mesatarja kombëtare prej 74.04%.[10] Në Vrindavan, 13% e popullsisë është nën moshën 6 vjeçe. Numri i femrave është 24 200 duke përfshirë 13% që janë nën moshën 6 vjeçe.

Transporti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudhor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

BDB/Vrindavan është një stacion në hekurudhën Mathura-Vrindavan MG. Rruga VRBD/Vrindaban është në linjën Agra-Delhi. Treni më i rëndësishëm është treni i pasagjerëve 51901/Kazerma e Agras – Delhi i vjetër me shpejtësi mesatare 23 km/orë.

Ajror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti deri tani nuk ka një aeroport. Aeroporti më i afërt ndërkombëtar është Aeroporti IGI, New Delhi.

Trashëgimia fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mandiri Prem
Tempulli Madan Mohan

Vrindavan konsiderohet si një vend i shenjtë i traditës Vaishnavite të Hinduizmit. Është një qendër e adhurimit të Krishnës dhe zona përfshin vende si Govardhana dhe Gokuli, që janë të lidhur me Krishnën. Miliona adhurues të Radha Krishnas i vizitojnë këto vende pelegrinazhi çdo vit dhe marrin pjesë në mjaft festime.[11] Vrinda do të thotë tulsi (një loj luleje e shenjtë), ndërsa ‘van’ do të thotë pyll, kështu Vrindavani është një pyll i shenjtë tulsish. Vijaypal Baghel, është duke promovuar mbjelljen dhe kultivimin në masë të tulsit përreth Vrindavanit. Sipas Bhagavata Puranas, Krishna u rrit në fshatin që rriste lopë të Gokulit nga prindërit e tij birësues Nanda Maharaxh dhe Jasoda. Bhagavata Purana përshkruan argëtimet fëminore të Krishnës në pyllin e Vrindavanit ku ai, vëllai i tij Balarama dhe shoqët e tij të ruajtjes së lopëve të përfshirë në shaka fëminore.

Shiva duke ngritur kufomën e Sati Devit

Tempujt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mandiri Krishna Balarama i ISCKON
Tempulli i vjetër i Mira Bait në Vrindavan

Vende të tjera të shenjta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vende të tjera interesante përfshijnë Seva Kunxhin, Ghatin Kesi, Tempullin Srixhi, Tempullin Xhugal Kishore, Tempullin Lal Babu, Ghatin Raxh, Kusuma Sarovarin, Imli Talin, Ghatin Kaliya, Raman Retin, Ghatin Varaha, Ghatin Chira, samadhin e Swami Haridas-it dhe samadhin e Devraha Babas. Në nder të Swami Haridasit, organizohet një takim, në të cilin çdo vit marrin pjesë muzikantë të shquar. Rinovimi i Seva Kunxhit të lashtë është duke u zhvilluar nga Fondacioni Braxh.

"Qyteti i Vejushave"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrindavani është i njohur edhe si "Qyteti i Vejushave"[26] për shkak të numrit të madh të vejushave që gjenden në qytet dhe zonën përreth pasi kanë humbur bashkëshortët e tyre. Mendohet se në qytet gjenden rreth 15 000 deri në 20 000 të veja,[27][28] që e kolojnë kohën në baxhanashramë duke kënduar hymne baxhan. Një organizatë e quajtur ‘Guild of Service’ u formua për të ndihmuar këto gra dhe fëmijë të privuar.[26][28] Sipas një rapirti studimor të përgatitur nga qeveria, ka mjaft shtëpi për të vejat që menxhohen nga qeveria dhe OJQ të ndryshme.[29]

Shiko edhe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Census of India
  2. ^ Henry George Keene: A Handbook for Visitors to Agra and Its Neighbourhood; 1899, fq. 98–106
  3. ^ Madan Gopal: India through the ages; 1990, fq. 176
  4. ^ "Brindaban". The Imperial Gazetteer of India. 1909. ((cite journal)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Brindaban". 1911 Encyclopædia Britannica. fq. 571. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Vrindavan PinCode". citypincode.in. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2014. Marrë më 10 mars 2014. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Discovery of Vrindavan by Chaitanya Mahaprabhu". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2011. Marrë më 27 shkurt 2017. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Falling Rain Genomics, Inc – Vrindavan". ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)". Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Jayant P. Nayaka, Syed Nurullah: [https://books.google.com/books?id=kNQLHQAACAAJ A students' history of education in India (1800–1973); 1974, Macmillan
  11. ^ Klaus Klostermaier (2007). A Survey of Hinduism. State University of New York Press. fq. 204. ISBN 0-7914-7081-4. Qendra e adhurimit të Krishnës për një kohë të gjatë ka qenë Braxh bumi në distriktin e Mathurës, që përfshin edhe Vrindavanin, Govardhanin dhe Gokulin, të lidhura me Krishnën nga kohë të qëmotshme. Këto vende i vizitojnë miliona adhurues të Krishnës çdo vit, që marrin pjesë në festimet e shumta që ri vënë në skenë ngjarjet e jetës së Krishnës në tokë, të cilat u kaluan në ato vende ((cite book)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Usha Nilsson: Mira Bai; 1997, fq. 1-15
  13. ^ Usha Nilsson: Mira Bai; 1997, fq. 16-7
  14. ^ John S. Hawley: Three Bhakti Voices: Mirabai, Surdas and Kabir in Their Times and Ours; 2005, fq. 128-30
  15. ^ "ISKCON to build world's tallest temple at Mathura from today". Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2015. Marrë më 27 shkurt 2017. ((cite news)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Banke-Bihari Temple website". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 27 shkurt 2017. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Prem Mandir". ((cite news)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Kripaluji Maharaj's Prem Mandir will be inaugurated on 17 February". Aaj Ki Khabar. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2014. Marrë më 27 shkurt 2017. ((cite news)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Radhavallabh Temple website". ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "The history of Sri Radha Raman Temple". ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Uma Shakti Peeth Vrindavan – 2nd Among 51 Shakti Peethas". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2013. Marrë më 4 gusht 2013. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ The Upanishads, Vol I; përkthyer në anglisht nga Max Muller, 2004, Kessinger Publishing, ISBN 1-4191-8641-8
  23. ^ The Upanishads, Part II: The Sacred Books of the East, Part Fifteen; përkthyer në anglisht nga Max Muller, 2004, Kessinger Publishing, ISBN 1-4179-3016-0
  24. ^ "Kottiyoor Devaswam Temple Administration Portal". http://kottiyoordevaswom.com/. Kottiyoor Devaswam. Marrë më 20 korrik 2013. ((cite web)): Lidhje e jashtme në |work= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Red Stone Temple". Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2009. Marrë më 27 shkurt 2017. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ a b "India's widows live out sentence of shame, poverty". Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2006. Marrë më 25 mars 2007. ((cite news)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Catalyst Magazine: Moksha: the widows of Vrindavan". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2007. Marrë më 25 mars 2007. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ a b "'Shunned from society, widows flock to city to die'". CNN. 5 korrik 2007. Marrë më 5 korrik 2007. ((cite news)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Sulabh dons mantle". Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015. Marrë më 27 shkurt 2017. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]