el-Abbas ibn Abd el-Muttalib ٱلْعَبَّاسُ ٱبْنُ عَبْدِ ٱلْمُطَّلِبِ | |
---|---|
![]() | |
U lind në | rr. 565 p.e.s. |
Vdiq | rr. 653 p.e.s. (89 vjet) |
Njohur për | Xhaxhai i profetit islam Muhamed |
Bashkëshorti/ja |
|
Fëmijë |
|
Prind/ër | Abdulmutalib (babai) Natila bint Xhenab (nëna) |
Të afërm |
|
Familja | Benu Hashim (Kurejsh) |
Abas ibn Abdulmutalib (lindi në vitin 565 dhe vdiq në vitin 653) ishte xhaxhai i profetit Muhamed, tre vjet më i madh se nipi i tij. Një tregtar i pasur, gjatë viteve të hershme të Islamit ai e mbrojti Muhamedin ndërsa ishte në Mekë, por u konvertua vetëm pas Betejës së Bedrit në vitin 624 të erës sonë (2 hixhri). Pasardhësit e tij themeluan dinastinë Abasid në vitin 750.[1]
Abasi, i lindur rreth vitit 565 të es, ishte një nga djemtë më të vegjël të Abdulmutalibit. Nëna e tij ishte Nutejla bint Xhenab nga fisi Namir.[2] Pas vdekjes së të atit, ai mori përsipër pusin e Zemzemit dhe shpërndarjen e ujit për pelegrinët.[3] Ai u bë një tregtar erëzash në Mekë,[4] një tregti që e bëri atë të pasur.[5]
Gjatë viteve kur feja myslimane po fitonte përkrahës (610–622), Abasi i siguroi mbrojtje të afërmit të tij, por nuk e pranoi besimin. Ai veproi si zëdhënës në Betimin e Dytë të Akabes,[6] por ai nuk ishte ndër ata që emigruan në Medine.
Pasi kishte luftuar në anën e politeistëve, Abasi u kap gjatë Betejës së Bedrit. Muhamedi e lejoi Abasin të shpërblente veten dhe nipin e tij.[7]
Ibn Hisham tha se Abasi ishte bërë një musliman i fshehtë përpara Betejës së Bedrit[8] por një deklaratë e qartë për këtë mungon nga citimi i Taberiut për të njëjtin burim.[9][10] Thuhet nga disa autoritete se ai u konvertua në Islam menjëherë pas Betejës së Bedrit.[11]
Diku tjetër nënkuptohet se Abbasi nuk e shpalli zyrtarisht Islamin deri në janar 630, pak para rënies së Mekës, njëzet vjet pasi gruaja e tij Lubabe u konvertua.[12] Më pas Muhamedi e quajti atë "i fundit nga mërgimtarët" (muhaxhirun), gjë që i dha atij të drejtën për të ardhurat e plaçkës së luftës. Atij iu dha e drejta për t'u furnizuar me ujë zemzemi pelegrinëve, e drejtë kjo që iu kalua pasardhësve të tij.[1]
Abasi iu bashkua menjëherë ushtrisë së Muhamedit, duke marrë pjesë në Pushtimin e Mekës, Betejën e Hunejnit dhe rrethimin e Taifit. Ai e mbrojti Muhamedin në Hunejn kur luftëtarët e tjerë e braktisën atë.[13] Pas këtyre bëmave ushtarake, Abasi e solli familjen e tij për të jetuar në Medine, ku Muhamedi i vizitonte shpesh[14] dhe madje i propozoi vajzës së tij martesë.[15]
Më vonë Abbasi luftoi në ekspeditën në Tebuk.[13]
Abbasi kishte të paktën pesë gra.
Fëmijët e njohur të Abasit ishin:
Më poshtë ishin të gjithë pasardhësit e Lubabës.[23]
Fëmijë tjerë
Abbas ibn Abdylmutalibi vdiq në shkurt të vitit 653 në moshën 89-vjeçare. Ai është varrosur në varrezat Xhenet el-Baki në Medinë, sot Arabia Saudite.[28][29]